Vetëvritet një 15-vjeçare në Shtime
Pëlqej
Një vajzë rreth 15 vjeç është vetëvrarë në Shtime, sonte në orët e mbrëmjes.

Lajmin e konfirmon zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi. Ai tha se viktima është dërguar në QKUK në Prishtinë, ku është konfirmuar vdekja e saj.

“Një vajzë rreth 15 vjeç ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj. Trupi është dërguar në QMF në Shtime, e më pas në QKUK në Prishtinë, nga atje është lajmërua se viktima është pa shenja jete”, ka thënë ai.

Gashi tha, se rasti është cilësuar si hetim mbi vdekje deri në raportin përfundimtar, njofton Lajmi.net

Arsyet që kanë çuar te vetëvrasja ende nuk dihen, por policia është duke u marrë me rastin. /albeu.com/



Shtuar më 17/11/2017, ora 21:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori