Vetëvritet i riu nga Ferizaj
Pëlqej
Një person rreth moshës 20 vjeçare ka kryer vetëvrasje, duke rënë nga kati i 7-të i një ndërtese.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Ferizajt, deri sa rastin e ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i policisë për rajonin e kësaj komune, Agim Gashi.

Ai ka deklaruar se tashmë trupi i pajetë i djaloshit është dërguar për obduksion, ndërsa shkaqet e këtij akti do të hetohen.

“Mund të konfirmoj se ka ndodhur ai rast dhe policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me pjesëtarë të Mjekësisë Ligjore. Mjeku kujdestar ka identifiku se personi ka ndërruar jetë. Ai ka rënë prej katit të 7-të të një ndërtese.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion, po hetohen shkaqet. Bëhet fjalë për një person të gjinisë mashkullore rreth 20 vjeç”, ka thënë Gashi.
Shtuar më 13/10/2017, ora 16:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori