Vetëvritet i akuzuari për krime lufte
Pëlqej
Një i paraburgosur në Pejë i ka dhene fund jetes, duke u vetëvarur.

Bëhet fjalë për M.Abazin, i dyshuar për masakrën e Mejës.

Sipas burimeve zyrtare të policisë, i dyshuari është vënë në pranga më datë 22 korrik, në pikën kufitare në Kullë, teksa udhëtonte drejt Malit të Zi.

Abazi dyshohet se ka operuar si pjesëtar i të ashtuquajturës polici lokale të organeve të atëhershme të Serbise dhe së bashku me pjesëtarë të forcave ushtarake dhe policore serbe vranë dhe zhdukën qindra civilë shqiptarë të pafajshëm, ndër ta edhe shumë pleq, plaka dhe fëmijë.

M.A ndodhej në paraburgim dhe ndaj tij ishte ngritur akuza "krime kundër popullatës civile". /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2014, ora 14:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori