Shoku i tij Ilir Sefaj ka bërë një dedikim prekës për vetëvrasjen e
pjesëtarit të FSK-së.
“E kam pasur rastin të bashkëpunoj për një kohë të shkurtër me
Kolonel Gyrner Muratin. Ushtarak e njëri më të kompletuar nuk kam takuar në jetë. Një burrë që ka punuar e vepruar me nder për vendin e në veçanti për ushtrinë e
Kosovës, iku kaq tragjikisht. Një fund të tillë për të nuk do të mund ta imagjinonte askush që e ka pasur fatin ta njohë këtë Burrë. Të qoftë i lehtë dheu i
Kosovës,
Kolonel”, ka shkruar ai.
Viktima është i moshës 47-vjeç, ndërsa nuk raportohen shkaqet që çuan deri te marrja e vendimit për kryerjen e këtij akti.
Ndërsa, edhe nga Ministria e Forcës së Sigurisë së
Kosovës e kanë konfirmuar lajmin për vdekjen e
pjesëtarit të FSK-së.
“Po e konfirmojmë lajmin, se ka ndodhur rasti tragjik ku oficeri i FSK-së
kolonel ka bërë vetëvrasje. Policia e
Kosovës dhe e FSK-së janë duke u marr me rastin. Për çdo informacion të ri do të ju njoftojmë me kohë”, është bërë e ditur nga FSK.
Shtuar më 27/12/2020,
ora 19:43