Vetëvendosjes, i bashkohen 5 subjekte politike
Pëlqej
Lëvizja Vetëvendosje të enjten mbajti një konferencë për shtyp ku paraqit pesë subjekte politike, të cilat iu bashkëngjitën listës së kandidatëve për deputetë të Vetëvendosjes.

Në konferencën të cilën e hapi Albin Kurti, ai paraqiti Avni Klinakun – nga Lëvizja për Bashkim, Fadil Fazliun – nga Lëvizja për Integrim dhe Bashkim, Xhemajl Arënliun – nga Balli Kombëtar, Arif Krasniqin – nga Partia Ekologjike dhe Elza Sadikun – nga Lëvizja Demokratike për Integrim.

Në njoftimin e lëshuar për shtyp nga Lëvizja thuhet se ky koalicion është joformal dhe zgjedhor dhe se të gjithë 11 kandidatët e këtyre subjekteve do të hyjnë në listën e kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Është e mundshme të bëhemi bashkë dhe njëherë kur të bëhemi bashkë gjithçka është e mundur pastaj. Bashkë do të mundohemi që ta bëjmë ndryshimin për të mirë të vendit dhe qytetarëve. Ky ndryshim nënkupton ndryshimin e pushtetit,” tha Albin Kurti.

Po sot, Lëvizja VETËVENDOSJE! prezantoi listën e kandidatëve për deputetë. Ata janë: Albin Kurti, Afrim Hoti, Albana Fetoshi, Afrim Kasolli, Agim Kuleta, Albana Gashi, Agron Limani, Ali Jonuzi, Albulena Haxhiu, Ali Lahu, Arben Vitia, Alma Lama, Arif Krasniqi, Arsim Thaçi, Antigona Uka, Artan Çollaku, Arton Musliu, Arbërore Kelmendi, Avdi Shkreli, Avdullah Bajra, Arlinda Bytyqi, Avni Klinaku, Avni Rudaku, Aurora Bakalli, Bajram Binaku, Basri Kodra, Bahrije Ademi, Bejtush Isufi, Berat Lahu, Behar Sahitaj, Besnik Bislimi, Enver Bajrami, Blerta Sadiku, Fadil Fazliu, Faruk Mujka, Bukurije Fazliu, Fatlik Lila, Faton Limani, Burbuqe Shurdha, Faton Topalli, Florin Krasniqi, Drenushë Xhemajli, Gani Krasniqi, Gëzim Mekuli, Elza Sadiku, Glauk Konjufca, Haqif Ilazi, Fitnete Ramosaj, Hedvig Kadriu, , Hysamedin Feraj, Flaka Dika, Hysen Durmishi, Hysni Guraziu, Florije Drevinja, Imer Halimi, Isa Elezaj, Hatixhe Latifi Pupovci, Islam Thaqi, Ismajl Kurteshi, Igballe Malushaj, Ismet Hamiti, Jahja Drançolli, Leonora Morina, Jakup Bullatovci, Jashar Aliaj, Liridona Guci, Jeton Budima, Kadri Bytyqi, Luljeta Selimi, Kushtrim Krasniqi, Liburn Aliu, Lumturie Svetla, Masar Vuçiterna, Milaim Kadriu, Majlinda Gjelaj, Murat Musliu, Naser Shatri, Radije Hoxha, Nazmi Mikullovci, Nexhmedin Shaqiri, Sadete Jashari – Aliu, Nezir Myrtaj, Petrit Ahmeti, Sanije Berisha, Qemal Aliu, Raif Qela, Saranda Pozhegu, Ramadan Limani, Rexhep Selimi, Shemsije Seferi
Rifat Demaku, Rizah Xhakli, Shkurte Aliu, Rushit Ramabaja, Sadri Ramabaja
Shqipe Alishani-Gorani, Salih Zyba, Sami Luma, Violeta Salihu, Skender Limani, Sylejman Pireva, Vjollca Ramiqi, Valdet Gjonbalaj, Valon Murati, Vlora Haxhimehmedi, Visar Ymeri, Xhelal Sveçla, Zanita Halimi, Xhemajl Arënliu, Xhemajl Pllana.
Shtuar më 11/11/2010, ora 13:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori