Vetëvendosje thotë se nuk e di se kush e hodhi gazin lotsjellës
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, pas hedhjes së gazit është munduar që t’i arsyetojë veprimet e dy kolegëve të saj, Fitore Pacollit e Xhelal Sveçles për hedhjen e gazit
Haxhiu thotë se gazi u hodh për arsye, sipas saj, që të mbahet territori i Republikës së Kosovës.

Haxhiu zotohet se VV-ja do të mundohet që ta pengojë votimin e Demarkacionit.

“Ne e bëmë këtë veprim që ta shpëtojmë vendin nga e keqja që po i vjen. E kaptoj se kjo dikujt mund t’i duket jonormale. Por edhe para tre viteve ne kemi vepruar njësoj. Kemi arritur që ta ndalojmë më të keqen. Demarkacioni nuk kalon.

Lëvizja Vetëvendosje do ta kundërshtojë Marrëveshjen për Demarkacionin. Se si do të veprojmë tutje mbetet që të shihet”, ka thënë Haxhiu.


Shtuar më 21/03/2018, ora 12:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori