Vetëvendosje thërret në interpelancë Kusarin
Lëvizja Vetëvendosje do ta thërras për interpelancë parlamentare, ministren e Tregtisë, Mimoza Kusari Lila për cështjen e reciprocitetit. Kjo parti parlamentare, do të deponoj nesër një mocion ku do ta thërras në interpelancë ministren të cilës do ti kërkohet të rikthen masat e reciprocitetit pasi tregu kosovar është mbushur me mallra serbe që po e dëmtojnë shumë buxhetin e Kosovës.

Në një konferencë për shtyp, Visar Ymeri dhe Shpend Ahmeti kanë thënë se reciprociteti duhet të kthehet sa më shpejt, sepse është e pakuptimitë të ralizohet kjo marrëveshje në dëm të Kosovës e të tjerat as që janë në rend. Ata kanë publikuar listën e 25 kompanive kosovare që ka importuar më së shumti mallra serb, ku prin ELKOS e deputetit të AAK-së, Ramiz Kelmendi.
Shtuar më 07/11/2011, ora 19:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori