Vetëvendosje sulmon makinën e Murat Mehës
Aktivistët e Lëvizjes "Vetëvendosje" kanë sulmuar me ngjyrë makinën e Murat Mehës, kryetarit të Komisionit për Demarkacion me Malin e Zi.

"Makina e Murat Mehës, sot u gjuajt me ngjyrë të kuqe, si drejtues i Komisionit për Demarkacionin me Malin e Zi është një prej përgjegjësve kryesorë për faljen e mbi 8000 hektarëve të territorit të Kosovës.

Lëvizja VETËVENDOSJE! do të vazhdojë aksionet e saj simbolike dhe të drejtpërdrejta, deri në anulimin e kësaj marrëveshjeje.
Kosova nuk ka tokë për të falur! /albeu.com/
Shtuar më 03/06/2016, ora 12:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori