Kampioni ndërkombëtar i "kick - boxing",
Ridvan Vllasalliu zyrtarisht është pjesëtar i Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai i është bashkangjitur VV-së, së bashku me bashkëshorten e tij, Blerina Berisha -
Vllasalliu.
“Të dy kanë qenë të pavendosur politikisht. Vllasaliu është takuar më herët edhe me zyrtarë të subjekteve të tjera, por Alternativa Qeverisëse e Vetëvendosje dhe
bindja e tyre në fitoren e 8 qershorit i ka bërë që të bëhen pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje”, thuhet në një njoftim të LV-së.
Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, anëtarësimi i
Ridvan Vllasalliut dhe bashkëshortes së tij është në vazhdë të anëtarësimeve të reja në Vetëvendosje. /albeu.com/
Shtuar më 03/06/2014,
ora 12:45