Vetëvendosje pritet të mbajë këtë diele mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm
Pëlqej
Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli ka bërë të ditur se tashmë janë mbledhur nënshkrimet e 2/3 e të gjithë delegatëve të KëshillitPërgjithshëmLëvizjes Vetëvendosje.

” Me Statut dhe Rregullore nevojitet vetëm 1/5 e nënshkrimeve e të gjithë delegatëve të Këshillit për ta thirrur e për ta mbajtur këtë mbledhje”, ka shkruar Pacolli.

Ajo deklaron se të gjitha nënshkrimet e grumbulluara sot dhe në orët në vijim, do t’i dorëzohen nesër paradite Kryesuesit të KëshillitPërgjithshëmLëvizjes Vetëvendosje, Hydajet Hyseni, për ta thirrur mbledhjen organit më të lartë vendimmarrës këtë të diel më 17 dhjetor.

Postimi i plotë në Facebook:

Gjatë tre ditëve të fundit ka patur një kërkesë të drejtë dhe të shtruar masivisht nga anëtarësia e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, për të mbajtur mbledhjen e KëshillitPërgjithshëm, organit më të lart vendimmarrës.

Për më tepër, mbledhja e fundit e këtij Këshilli është mbajtur më 20 gusht 2017, dhe me Statut mbledhjet e këtij organi duhen mbajtur së paku një herë në tre muaj.

Me bindjen e thellë te parimet e demokracisë së brendshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, gjatë ditës së sotme, në përputhje me Statutin dhe Rregulloren e Organeve Vendimmarrëse, janë mbledhur nënshkrime nga delegatët e KëshillitPërgjithshëm për ta mbajtur mbledhjen e këtij Këshilli ditën e diel, data 17 dhjetor 2017.

Deri tani e kanë dhënë nënshkrimin e tyre për ta mbajtur këtë mbledhje 2/3 e të gjithë delegatëve të KëshillitPërgjithshëmLëvizjes VETËVENDOSJE!.

Me Statut dhe Rregullore nevojitet vetëm 1/5 e nënshkrimeve e të gjithë delegatëve të Këshillit për ta thirrur e për ta mbajtur këtë mbledhje. Kështu, tashmë kriteri është përmbushur, por ka ende delegatë që dëshirojnë të nënshkruajnë dhe kemi vendosur që të presim dhe pak që ata të na e kthejnë të plotësuar formularin e grumbullimit të nënshkrimeve.

Të gjitha nënshkrimet e grumbulluara sot dhe në orët në vijim, do t’i dorëzohen nesër paradite Kryesuesit të KëshillitPërgjithshëmLëvizjes VETËVENDOSJE!, z. Hydajet Hyseni, për ta thirrur mbledhjen organit më të lartë vendimmarrës të Lëvizjes VETËVENDOSJE! këtë të diel, data 17 dhjetor 2017.
Shtuar më 14/12/2017, ora 21:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori