Vetëvendosje: Policia ka filluar me provokime
Policia ka filluar provokimin e protestuesve. Protestuesit që janë nisur nga Prizreni, prej gjysmë ore po mbahen të ndalur nga policia e cila po i kontrollon veç e veç secilin, thuhet në komunikatën për shtyp të Lëvizjes Vetëvendosje.

"I bëjmë thirrje Policisë së Kosovës që të mos vazhdojë provokimet e tilla që kanë synim vonimin e protestuesve", vijon më tej ajo.

Protesta e Opozitës në Prishtinë pritet të nisë pas pak minutash. /albeu.com/
Shtuar më 18/04/2015, ora 13:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori