Vetëvendosje po vazhdon me protestën
Në Merdarë vazhdon të mbretërojë e njëjta situatë, vazhdon të jetë qetë, duke bërë që mjaft protestues ti binden plotësisht kërkesës së Vetëvendosjes për të vazhduar qëndrimin edhe përkundër temperaturave të ulëta që në këtë kohë kanë rënë deri në -8 gradë celsius.

I vetmi dallim është se policët kanë bërë ndrrimin e turneve dhe mbajnë kontakt të vazhdueshëm me radio-lidhje. Ky ndrrim u përcoll me duartrokitje nga protestuesit. Qetë vazhdon të jetë edhe te Dheu i Bardhë.

Nënkryetari i VV, Shpend Ahmeti në një intervistë në Radio Dukagjini deklaroi: “Gjithçka ka shkuar dhe do të shkoi sipas planit, derisa Policia të mos ushtroi dhunë dhe të mos e pengoj protestën, ne i kemi realizuar objektivat tona.

Do kisha thënë se është normale që numri i protestuesve në këtë kohë të bie, por janë mjaft sa protesta të vazhdoi. E dëgjova në radion tuaj ministren Mimoza Kusari-Lila kur tha se mallrat po hynë kah Hani i Elezit dhe nuk e kuptoj Qeverinë e Kosovës që shtyhet me ne se kah ti lejojë mallrat serbe të hynë. Më lejoni që të mos e bëj të njohur strategjinë tonë të ardhshme” – përfundoi Shpend Ahmeti.
Shtuar më 22/01/2012, ora 21:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori