Dele Alli kapet “mat” me vajzën e Pep Guardiolës (FOTO LAJM)

Dele Alli shoqërohet me vajzën e Pep Guardiolës, teksa dyshja u panë përsëri në një drekë të shpejtë romantike në zonën luksoze Mayfair në Londër.

Zona luksoze e qendrës së Londrës është e njohur për fytyrat e famshme e gjithashtu për futbollistët e Premier League që e frekuentojnë, siç besohet se klientë të rregullt aty janë dhe Justin Bieber, Anthony Joshua, Drake e Novak Djokovic.

Lidhja e re vjen pas zhgënjimit të Dele me ndarjen nga e dashura modele e pesë viteve Ruby Mae, në shkurt. /albeu.com/

 


Shtuar 6.10.2021 08:32