Vetëvendosje, pjesë e bisedimeve me Serbinë
Pëlqej
Blloku duket të jetë pajtuar që pjesëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje të jenë pjesë e delegaciuonit kosovar në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.

Kështu ka thënë një burim nga partitë e bllokut për BotaPress.

Është siguruar që të katër partitë LDK-AAK-NIMA dhe Vetëvendosje do të jenë së bashku në seancën e 12 shtatorit.

Lidhur me bisedimet me Serbinë, blloku po i bisedon gjërat mjaft qartë.

Grupi i ekspertëve nga partitë politike në koalicion Kujtim Shala nga LDK, Avni Arifi nga AAK, Bilall Sherifi nga Nisma dhe Dardan Molliqaj nga Vetëvendosje kanë hartuar me shkrim një marrëveshje që VV-ja të marrë pjesë në bisdimet me Serbinë. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2014, ora 10:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori