Vetëvendosje përpiqet ta ndalojë Thaçin me fjalë
Pëlqej
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se Hashim Thaçi është personi që i ka sjell më së shumit dëme Kosovës, ndaj dhe shkuarjen e tij në Bruksel për bisedime, ajo e quan ‘vazhdim i avazit të vjetër’.

“Ai sot pa autorizim dhe legjitimitet do të zhvillojë takimin e radhës me Vuçiqin. Para 6 vjetësh kur nisi procesi i dialogut u tha se do të jetë një proces teknik dhe se nuk do të diskutohet për çështje të brendshme. Ky ishte dialog politik dhe i ndërtuar mbi premisa të dëmshme”, ka thënë Haxhiu në një konferencë për media, njofton Klan Kosova.

“Hashim Thaçi si kryeministër sa ishte nisi bisedimet pa kushte dhe parime dhe procesi ishte i mbyllur. Ky proces nisi me arsyetimin se do të kemi njohje nga Serbia. Sot Serbinë e kemi në mes të Kuvendit të Republikës”.

Thaçi sot në takim nuk përfaqëson Republikën e Kosovës, ai përfaqëson vetveten”.

Haxhiu ka thënë se BE duhet ta dijë se Thaçi përbën rrezik për të ardhmen e vendit dhe se nuk e përfaqëson Kosovën.

“Përveç ish partisë së tij askush nuk e do atë, aq më pak në një dialog të ri që nuk i dihet qëllimi dhe përfundimi. Ai nuk di dhe nuk do ta mbrojë interesin e Kosovës dhe provë për këtë është marrëveshja për “Zajednicën”.
Shtuar më 24/06/2018, ora 16:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori