E fshiu! Fansat “kryqëzojnë” Adelina Tahirin për photoshop (FOTO LAJM)

Këngëtarja Adelina Tahiri mund të themi se ka lënë “pas dore” muzikën dhe i është përkushtuar partnerit dhe djalit të tyre Jon.

Adelina vazhdon të qëndrojë aktive dhe në kontak me ndjekësit e saj në rrjete sociale, ku tregon vazhdimisht ç’bën në përditshmërinë e saj, duke i bërë fansat “pjesë” të jetës së tanishme.

Së fundmi ajo dhe familja e saj po kalojnë disa ditë pushimi në jug të Shqipërisë, prej nga ku ka ndarë foto të shumta, mirëpo ajo që ka marrë vëmendje postimi i fundit, për të cilin fansat e kanë akuzuar për fotoshop.

Nëse e shihni me kujdes te pjesa e krahut dhe barkut, këngëtarja duket ta ketë ndërhyrë me fotoshop por nuk ka parë deformimin e tubit të ujit dhe derës.

Nëse kërkoni në Instagramin e saj, nuk do e gjeni këtë foto, por mund ta shihni këtu.


Shtuar 26.07.2020 08:20