Vetëvendosje: Nuk i lëshojmë parimet tona
Pëlqej
Lëvizja Vetëvendosje ka hedhur poshtë informacionet që janë publikuar në disa media, sipas të cilave blloku LDK-AAK-NISMA ka pranuar parimet e VV-së, si dhe Vetëvendosje ka hequr dorë nga dialogu me Serbinë.

“Sot, në disa media elektronike është përhapur lajmi se kinse koalicioni LDK-AAK-Nisma i ka pranuar parimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe se edhe VETËVENDOSJE! ka pranuar të lëshojë pe në qëndrime tona për dialogun me Serbinë. Duam t’ia bëjmë me dije gjithë opinionit publik se ne nuk kemi pasur takime me përfaqësues të koalicionit LDK-AAK-Nisma, që nga seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës më 17 korrik. Rrjedhimisht Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk ka lëvizur dhe nuk lëviz nga qëndrimi i saj. Qëndrimi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! është ai i dakorduar në draftmarrëveshjen e 16 korrikut, e cila nuk u nënshkrua nga koalicioni LDK-AAK-Nisma, të nesërmen, më 17 korrik”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes./albeu.com/


Shtuar më 08/08/2014, ora 09:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori