Vetëvendosje "nuk e llogarit" Listën Serbe
Pëlqej
Për Lëvizjen Vetëvendosje, Lista Serbe nuk ka kurrfarë rëndësie.

Sekretari organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, i ka thënë Radio Kosovës se koalicioni shqiptar LDK-AAK-NISMA i ka numrat dhe se nuk ka nevojë qe serbet tiu tregojne parimet apo marreveshjet .

Molliqaj tha se janë të kota deklaratat e Jabllanoviçit që dialogu të udhëhiqet nga Ramush Haradinaj dhe jo nga Albin Kurti.

Lista ‘Sërpska’ e ka të garantuar me Kushtetutë pjesëmarrjen në qeveri dhe atë të drejt mund ta shfrytëzojë, por assesi nuk e ka as fuqinë politike e as mundësinë reale që ta kushtëzojë këtë marrëveshje të nënshkruar dhe parimet që tashmë janë etabluar edhe në opinionin publik”, ka vlerësuar Molliqaj.

Ai ka shtuar se koalicioni VLAN i ka të qarta parimet e veta dhe se ata janë nënshkruar me konsensus të plotë. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2014, ora 11:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori