Vetëvendosje nuk bën koalicion me bllokun
Pëlqej
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të insitstojë në pranimin e kushteve të saj, që të mund të bëhet pjesë e koalicionit LDK-AAK-NISMA.

Kështu ka deklaruar Visar Ymeri nga Vetëvendosje.

"Sa i përket votimit në parlament për kryetar Kuvendi, VV-ja nuk do ta votojë kandidatin e PDK-së. Ne, që të bëhemi pjesë e koalicionit LDK-AAk-NISMA duhet të na plotësohen kushtet që kemi vënë për blloku", tha Ymeri.

Ai ka shtuar se Vetëvendosje do ti ruajë parimet e saj dhe se i është dhënë afat kohor bllokut të shqyrtojë kërkesat e VV-së. /albeu.com/
Shtuar më 27/08/2014, ora 17:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori