Vetëvendosje ngushëllon familjarët e Salihut
Vetëvendosje
Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur ngushëllimet familjarëve të Drejtorit të Departamentit të Arsimit të Komunës së Prishtinës, z. Remzi Salihu, i cili u vra dje në zyrën e tij.

“Lëvizja Vetëvendosje, si dhe Qendra e saj në Prishtinë me dhimbje dhe indinjatë të thellë mori lajmin për aktin e vrasjes së Familjes së të ndjerit dhe kolegëve të tij të punës në Kuvendin e Komunës dhe kudo ku ai punoi në arsim, ju shprehim ngushëllimet tona të sinqerta“.

Vetëvendosje ka dënuar ashpër vrasjen e arsuimtarit si dhe veprimet që shkojnë në dëm të shtetit të së drejtës.

Qendra në Prishtinë gjykon se i ndjeri Salihu është viktimë e defekteve të ndjeshme në arsim, politizimit ekstrem dhe dështimit të segmenteve të veçanta të shtetit.

Arsimi në Komunën e Prishtinës, si kudo në Kosovë, ka kohë që është futur në kolaps, pa strategji dalëse dhe me rrezik për rrëshqitje drejt dështimit të mundshëm. Vrasjet e këtilla makabre na dëmtojnë ne si shoqëri, njëkohësisht na vënë para detyrimit për angazhim të shtuar, në mënyrë që të evitohen ngjarje të tilla në të ardhmen”, thuhet në deklaratën e lëvizjes. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2011, ora 14:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori