Vetëvendosje, negociatore me Serbinë
Pëlqej
Pas takimit të fundit që u realizua sot mes liderëve të LDK-AAK-NISMA, u përcaktua në mënyrë përfundimtare që Lëvizja Vetëvendopsje të jetë bartëse e dialogut me Serbinë.

Dardan Molliqaj nga VV-ja tha se nuk dihet nëse përfaqësues i partisë në dialog do të jetë Albin Kurti apo jo, pasi diçka e tillë ende nuk është vendosur nga baza e partisë.

"Ajo që ka qenë e rëndësishme për neve, duke besuar që është shumë e rëndësishme edhe për Kosovën është që procesin e dialogut në tërësi duhet ta ketë përgjegjësi Vetëvendosje, dhe ne do të përcaktohemi për personin i cili do të jetë më i gatshmi dhe më i përgatituri për të drejtuar një proces të tillë”, tha Molliqaj për Radio Kosovën.

Koalicioni VLAN e organizoi sot një takim urgjent për të diskutuar lidhur me faktin si do të ndahen postet dhe lidhur me atë se çfarë roli do të ketë Vetëvendosje në qeverisje dhe në dialog me Serbinë.

Po ashtu, u fol edhe lidhur me seancën e nesërme konstetuive. /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2014, ora 14:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori