Vetëvendosje në përputhje me parimet e Bashkimit Evropian
Albin Kurti
Në një intervistë në Radion Evropa e Lirë lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti ka thënës se “ne nuk jemi kundër, por plotësisht në përputhje me parimet e Bashkimit Evropian.

Siç thekson ai, të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, janë shtete, të cilat i ndërtojnë marrëdhëniet e tyre përmes reciprocitetit. Sipas tij, kundërshtimet që shtetet e Kuintit i kanë shfaqur me rastin e protestës së 14 janarit, kanë qenë të ndikuara nga Qeveria e Kosovës, e cila, siç u shpreh ai gjatë tërë kohës ka përmendur dhunën.

Ai thotë se Kuvendi i Kosovës është institucion, i cili është i rrezikuar dhe i cenuar nga Qeveria e Kosovës, për shkak se kjo e fundit nuk i përfillë vendimet e saj.
Shtuar më 17/01/2012, ora 19:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori