Nën komisioni për mandate, imunitete dhe rregullore ka shqyrtuar per herë të parë Projektligjin për Kuvendin e Kosovës.
Me këtë rast deputetja Albulena
Haxhiu, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, është kundër shumës së pagës dhe benificioneve të tjera që marrin deputetët për një muaj e që sipas saj arrijnë shumën e 2 mijë eurove.
Haxhiu, tha se të zgjedhurit e popullit kanë paga shumë të larta krahasuar me gjendjen e përgjithshme ekonomike të vendit.
Ajo, shtoi se e kundërshtojnë edhe propozimin për pension suplementar të deputetëve, transmeton Klan Kosova.
Nga ana e tij kryetari i nën
komisionit,
Armend Zemaj, shpjegoi se gjithë propozimet për këtë i janë dërguar
Komisionit për Buxhet e Financa, derisa ka sqaruar edhe shumë pika tjera të ligjit, që e rregullon punën e parlamentit, administratës së tij si dhe punësimin e stafit civil e politik te grupet parlamentare. /albeu.com/
Shtuar më 16/06/2015,
ora 17:15