Lëvizja Vetëvendosje i është kundërpërgjigjur këshilltarit të Angela Merkelit, i cili dje në Kosovë kërkoi vazhdim të
dialogut me Serbinë.
Glauk Konjufca tha se
dialogu është i parabartë dhe se në të flitet për çështje të
brendshme të Kosovës, gjë e cila as që duhet të ndodhë.
“VV nuk është kundër
dialogut në parim, por
dialogut me Serbinë duhet t`i vendoset kushte. Nuk mund të bisedohet me Serbinë që ka Kushtetutën me Kosovën si pjesë e saj, me Serbinë që nuk e njeh Kosovën dhe që financon strukturat paralele. Qeveria e ardhshme, nëse ne do ta mbështesim, do të thotë se ne jemi kundër një
dialogu të pabarabartë. A do ta përkrahim nga jashtë apo nga brenda qeverinë, do të varet nga pjesa e tretë e negociatave”, tha Konjfuca për RTK.
Sipas tij, VV do të insistojë që
dialogu të mos jetë në kushte të pabarabarta dhe që Serbia të mos ndërhyjë më në punët e
brendshme të shtetit të Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 22/06/2014,
ora 12:33