Vetëvendosje kërkon të udhëheqë dialogun me Serbinë
Pëlqej
Lëvizja Vetëvendosje këmbëngul që për tu bërë pjesë e bllokut LDK-AAK-NISMA, ajo duhet të jetë udhëheqëse e dialogut me Serbinë.

Sekretari i përgjithshëm i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj tha se katër kushte të VV-së janë plotësuar dhe se ajo që mbetet tashmë është vetëm që Vetëvendosje të marrë në dorë dialogun Prishtinë - Beograd.

“Kjo është arsyeja e parë pse ata duhet ta pranojnë edhe këtë. E dyta është se subjekti që i njeh më së miri marrëdhëniet ndërshtetërore Kosovë-Serbi dhe marrëdhëniet me shtetet tjera fqinje, është Vetëvendosje. Qëndrimi i saj i vazhdueshëm për këto nëntë vjet ka qenë më i thukti, më i drejti dhe i cili do të kishte mundësi të ndërronte qasjen”, tha Molliqaj për Radio Kosovën.

Molliqaj tha se Vetëvendosje nuk tërhiqet në asnjë moment nga marrëveshja e arritur më 16 korrik dhe për këtë, ai tha se duhet të reflektojnë tri partitë e bllokut. /albeu.com/
Shtuar më 07/08/2014, ora 14:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori