Vetëvendosje kërkon shkarkimin e Aida Dërgutit si nënkryetare e Kuvendit
Pëlqej
Më 26 prill do të mbahet interpelanca për kontratën ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Contour Global për çështjet e çmimit dhe kontratës në tërësi.

Kjo është bërë e ditur nga Dardan Sejdiu, anëtar i Kryesisë nga radhët e Grupit të Deputetëve të Pavarur, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit në të cilën është vendosur që seanca për raportin e progresitmbahet nesër, ndërsa më 26 prill dhe 3 maj do të mbahen seancat e radhës.

Aida Dërguti po vazhdon të mbajë pozitën e nënkryetares në Kuvendin e Kosovës përkundër asaj që Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar tërheqjen e saj nga kjo pozitë.

Anëtari i Kryesisë së Kuvendit nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi tha se është kërkuar që seanca për raportin e progresit të shtyhet, pasi ende nuk është përkthyer raporti.

“Raporti i progresit është i rëndësishëm, por nuk është emergjent. Por me insistimin e LVV dhe GDP është vendosur që të mbahet nesër”, ka thënë Krasniqi.

Duke folur rreth kërkesës së VV për shkarkimin e Aida Dërgutit, Krasniqi tha se për PDK është kjo çështje irelevante dhe nuk është prioritet. /albeu.com/
Shtuar më 19/04/2018, ora 19:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori