Vetëvendosje: Jo dialog me Serbinë, por me serbët e Kosovës
Pëlqej
Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se Ramush Haradinaj ka propozuar që VV-ja të udhëheqë dialogun me Serbinë.

Sipas VV-së, dialogu nuk duhet vazhduar më me kushtet e Serbisë, por me kushtet e Kosovës.

Dardan Molliqaj ka sqaruar se duhet dialog me serbët e Kosovës dhe jo me Serbinë, pasi u pa që dialogu me Beogradin as nuk integroi serbët e Kosovës dhe as nuk e bashkoi Mitrovicën.

Vetëvendosje thotë se dialogu duhet të kryhet në mënyrë krejt demokratike me serbët që jetojnë në Kosovë, me qëllim që ata të jenë ligjërisht qytetarë të Kosovës e të zhduken strukturat paralele të Serbisë në veri. /albeu.com/
Shtuar më 11/08/2014, ora 10:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori