Lëvizja Vetëvendosje insiston në respektimin e marrëveshjes së 22
shtatorit me subjektete e tjera politike, ku asaj i jepet e drejta për ta udhëhequr
dialogun me Serbinë.
Anëtari i Kryesisë së VV-së, Visar
Ymeri ka theksuar se Vetëvendosje kërkon respektimin e marrëveshjes, që të mund ta ngrejë
dialogun Kosovë - Serbi mbi bazë parimesh dhe jo sikundër është bërë deri më tanimë me kryeministër Hashim Thaçin.
Në këtë mënyrë, ai ka kundërshtuar Isa Mustafën dhe Gjuriçin, të cilët e kanë parë me dyshim faktin që LV-ja mund ta udhëheq
dialogun.
“Më duhet të sqaroj se marrëveshja e 10
shtatorit hap një horizont të ri në planin e parimeve të qeverisjes dhe konkretisht të politikës së jashtme të Kosovës. Ju i referoheni fjalorit dhe skemave që ka paraqitur Hashim Thaçi dhe bashkëpunëtorët e tij këta tre vjetët e shkuar në Kosovë. Pikërisht në pikën 5, por dhe më gjerë në marrëveshje flitet për atë se çfarë do të punohet në ringritjen e ekonomisë, politikëbërjes dhe rrjedhimisht politikës së jashtme”, tha
Ymeri. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2014,
ora 09:15