Vetëvendosje i bie pishman, thërret Tryezën dhe kërkon zgjedhje të reja
Pëlqej
Lëvizja Vetëvendosje, përmes një njoftimi ka bërë me dije se do të organizojë të premten, më 25 maj, në ambientet e Kuvendit, tryezën e titulluar “Zgjidhja nëpërmjet zgjedhjeve”, ku do jenë të ftuara subjektet politike në Kosovë.

“Kjo tryezë mbahet me synim arritjen e konsensusit për realizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Republikën e Kosovës, si zgjidhja demokratike që do të mundësonte krijimin e një qeverisjeje legjitime të shumicës për të çuar përpara proceset e domosdoshme politike dhe ekonomike për shtetndërtimin e Republikës së Kosovës, zhvillimin e vendit dhe integrimet euro-atlantike, duke përfshirë këtu edhe pakicat në shtetin tonë e raportin me fqinjët tanë”, thuhet në njoftimin për media të VV-së.

Tryezat e partive politike i kishte nisur LDK’ja, e cila, ka kërkuar konsensus për tema të mëdha përfshirë edhe mundësinë e shkuarjes shpejt në zgjedhje.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK’së, Ismet Beqiri, kishte thënë të dielën se nëse këto tryeza dështojnë dhe shërbejnë për të blerë kohë Qeveria e pakicës, atëherë, do të aktivizojnë mocionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Edhe PDK kishte ftuar takimin e partive politike por aty kishte munduar Vetëvendosje dhe AKR. Partia e Albin Kurtit ka marrë pjesë vetëm në tryezën e LDK’së derisa po vazhdon të konsiderojë këto takime si të kota dhe me efekt mos shkuarjen në zgjedhje të reja.

Aktualisht, Qeveria e Kosovës, i ka vetëm 52 deputetë, pasi Srpska, është larguar nga Qeveria. Pavarësisht kësaj, opozita s’po mund ta rrëzojë Qeverinë pasi s’i ka as ajo 61 vota. Krejt kjo për shkak se 12 deputetët e PSD’së së Shpend Ahmetit kanë thënë se nuk do të përkrahin rrëzimin e Qeverisë nëse një ide e tillë përkrahet nga Lista Srpska
Shtuar më 20/05/2018, ora 18:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori