Vetëvendosje hap fushatën elektorale për Prishtinën
Me moton “Ta ndryshojmë së bashku Prishtinën” Vetëvendosje ka hapur fushatën elektorale për Prishtinën me kandidatin për kryetar, Shpend Ahmeti.

Pas intonimit të himnit kombëtar të pranishmëve që kanë marrë pjesë në tubimin e parë të VV-së për këto zgjedhje iu është drejtuar Shpend Ahmeti.

Ai iu ka bërë thirrje qytetarëve të mos pranojnë zgjënjimin por të ndjekin alternativat të cilat sigurojnë një mirëqenie për qytetarët e të cilat ai i ka përmbledhur në programin 17 pikësh.

Duke përmendur mungesëne ujit në kryeqytet, Ahmeti ka thënë se uji reflekton në jetën tonë dhe planet ditore.

“Me plan, vullnet dhe ekip që Vetëvendosje ka në dispozicion do ndryshoj gjendjen e mjerueshme në të cilën po përballen prishtinasit”, ka thënë Ahmeti.

Ai ndër premtimet e tij ka thënë se do të ketë transport falas për pensionistë dhe shujtë për nxënësit nga klasa e parë deri në e pestë.

Ahmeti duke iu referuar varfërisë së skajshme në Kosovë e përfshirë edhe kryeqytetin ai përmendi se ka fëmijë në shkolla të cilët nuk mund ta ndjekin mësimin se e kanë barkun bosh.

Ndërkohe, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, e ka kritikuar kryetarin aktual të Prishtinës, Isa Mustafa se ka lejuar mafinë e ndërtimit në Prishtinë.

Kurti iu ka bërë thirrje prishtinasve ta votojnë Shpend Ahmetin i cili sipas tij është kandidati më serioz për ta qëj do ta çrrënjosë këtë mafi dhe do ti plotësoj nevojat e qytetarëve.

Sipas tij është Shpend Ahmeti i cili mund t’i bëjë ballë këtij kaosi dhe kësaj mafie në Prishtinë.

“Shtei dhe pushteti në përgjithësi e në veçanti niveli komunal duhet të krijojë kushte për njerëzit në nevojë”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se kur fitojnë partitë tjera fitojnë partitë tjera ndërsa kur fiton Vetëvendosje, fiton qytetari.
Shtuar më 03/10/2013, ora 22:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori