Vetëvendosje ende pa përgjigje ndaj ftesës së Presidentit
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, tashmë iu ka dërguar partive politike ftesën për takim konsultativ për mbajtjen e seancës së parë të legjislacionit të VI të Kuvendit të RepublikësKosovës.

Mirëpo a do t’i përgjigjen pozitivisht kësaj ftese dy partitë politike Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje?

Zëdhënësi i VV-së, Shkodran Hoti, ka thënë se ende nuk kanë dal me ndonjë vendim për pjesëmarrjen e tyre në takimin me Presidentin, shkruan Telegraf.

“Jemi në pritje”, ka thënë Hoti.

Ndërsa nga Lidhja Demokratike e Kosovës Telegrafi nuk ka arritur të marr ndonjë përgjigje përkundër tentimeve të shumta për të marr një prononcim nga përfaqësues të tyre.

Takimi konsultativ i presidentit Thaçi, me partitë politike do të mbahet më 24 korrik në orën 10:00, në Kuvendin e RepublikësKosovës./albeu.com/
Shtuar më 19/07/2017, ora 16:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori