Vetëvendosje e gatshme për bashkëpunim me LDK-në
Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Ylli Hoxha është shprehur se koalicioni PAN nuk ka asnjë gjasë për formimin e qeverisë.

Ai në emisionin “Fakt Plus” deklaroi se koalicioni në mes LDK-së, AKR-së dhe Alternativës e kanë zgjidhjen më të mirë që të bëhen bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje, në mënyrë që sic tha ai SHIK-un ta largojnë nga qeverisja.

Hoxha foli edhe mundësinë që presidenti i vendit Hashim Thaçi të mos i jap Lëvizjes Vetëvendosjes mundësinë për formimin e qeverisë, duke thënë se kjo do të ishte një veprim i dëmshëm për vendin por edhe për vetë institucionin e presidencës.

Ai u shpreh se janë të gatshëm për të biseduar me Lidhjen Demokratike të Kosovës, për të gjitha çështjet, duke thënë se ka bazë të mjaftueshme për të gjetur emëruesin e përbashkët në mes këtyre dy partive.

“Ne jemi të gatshëm që të ulemi dhe të bisedojmë për cfarëdo cështje, pasi që mendoj që kemi shumë emërues të përbashkët, e të cilat janë vërejtur edhe në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 11 qershorit…. Mendoj që një koalicion në mes këtyre dy partive do të jetë një mundësi shumë e mirë për ta nxjerrë vendin nga kjo gjendje në të cilën tanimë është vendi” u shpreh Hoxha

Ylli Hoxha shtoi se do qeveri që do të formohet do të ketë punë shumë të mëdha dhe sfidat do të jenë të jashtëzakonshme. /albeu.com/
Shtuar më 03/07/2017, ora 20:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori