Vetëvendosje duhet në qeveri
Pëlqej
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka deklaruar se Vetëvendosje duhet të jetë në qeveri.

Ai thotë se kjo duhet të ndodh, pasi është kusht për të ndërtuar një qeverisje të re dhe për të rritur legjitimitetin e saj.

“Gjendja e krijuar pas Zgjedhjeve Kombëtare, të 8 qershorit 2014, duhet të zgjidhet në të mirë të qeverisjes së vendit. Interesi i vendit është të kemi një ndryshim substancial të qeverisjes. Ky ndryshim nuk mund të bëhet me koalicionin e Hashim Thaçit, që nuk është gjë tjetër veçse një amalgamë e panatyrshme politike. Praktika e qeverisjes së vendit me një shumicë parlamentare dhe pakicën qytetare është treguar të jetë jo efikase. Kjo do të thotë se LAN-i nuk është e mjaftueshme të qeverisë në koalicion me komunitetet pakicë, pasi shumica qytetare do të mbetej jashtë qeverisjes (Koalicioni i udhëhequr nga PDK + VV), kjo e bën të domosdoshme që në qeveri të merr pjesë edhe Lëvizja Vetëvendosje!", ka shkruar nder te tjera Krasniqi në Facebook. /albeu.com/


Shtuar më 07/09/2014, ora 09:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori