Vetëvendosje: Bashkim kombëtar dhe jo përçarje fetare
Pëlqej
Lëvizja Vetëvendosje ka komentuar arrestimin e fundit të 40 personave nën akuzën e terrorizmit.

Sipas VV-së, arrestimet janë një valë që po ngrihen pikërisht në ikje të kryeministrit Thaçi.

Vetëvendosje konsideron se në Siri ka një sistem diktatorial të kryesuar nga Baschar Al-Assaad, i cili duhet rrëzuar.

"LuftaSiri nuk është vetëm thjesht luftë politike e as kryengritje popullore kundër Assadit. Grupe e organizata nga më të ndryshmet marrin pjesë atje duke luftuar edhe njëra-tjetrën me motive e qëllime të panjohura tërësisht dhe me rezultate e pasoja të aparashikueshme plotësisht. Prandaj, qytetarët e Kosovës dhe shqiptarët në përgjithësi nuk duhet të shkojnë në atë luftë. Ne e njohim të drejtën universale të secilit për t`u solidarizuar me rezistencën dhe kryengritjet e popujve të shtypur e të shfrytëzuar nëpër botë por jemi të bindur që luftaSiri nuk ka nevojë dhe madje pamundëson një solidaritet të tillë. LuftaSiri nuk mund të jetë as lufta jonë e as luftë për ne", thuhet në komunikatën e LV-së.

Partia e Albin Kurtit thotë se arrestimet janë më tepër një propagandë, sesi Thaçi dhe ministart e tij të duken sa më mirë në sytë e popullit.

Lëvizja Vetëvendosje vlerëson se Kosovën gjithnjë duhet ta shohim si një pjesë të kombit shqiptar që vazhdon të jetë i ndarë padrejtësisht.

"Binarët e duhur të shqiptarëve përbëhen prej dy shinave historike: asaj ushtarako-kombëtare (prej Skënderbeut te Adem Jashari) dhe asaj politiko-filozofike (prej Sami Frashërit te Ukshin Hoti", thote me tej VV-ja.

Kjo parti beson se rruga më e drejtë demokratike dhe e qenësishme për shtetin dhe për qytetarët e Kosovës është Republika Social-Demokratike, që prodhon shtet zhvillimor. /albeu.com/
Shtuar më 14/08/2014, ora 14:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori