Vetëvendosje akuza ndaj MPJ-së
Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës për ngecje të njohjeve, degradim të shërbimeve të jashtme dhe shkelje ligjesh e rregulloresh. Kjo lëvizje ka akuzuar këtë ministri edhe për funksionim me dokumente të skaduara.

Puhie Demaku, nga Lëvizja Vetëvendosje, ka akuzuar të enjten po ashtu Ministrinë e Punëve të Jashtme se nuk kanë strategji për politika të jashtme.

“Strategjia e Diplomacisë Ekonomike, si dokument është një përmbledhje gabimesh gjuhësore e profesionale, nuk ka asnjë faqe nga këto 36 sa janë gjithsej, e cila nuk përmban shembuj siç janë këta në vazhdim. E para: Regjionet malore nga zonat jugore dhe perëndimore të vendit ofrojnë potenciale për ofrimin e të klasit botëror sportive me mundësi të zhvillimit të sporteve të turizmit dimëror, vendet kulturore dhe historike me interes si dhe kuzhina superiorë dhe verëra. E dyta: Fuqia e punës në dispozicion në Kosovë është shumë më e madhe për shkak të shtrirjes së papunësisë, komentatorë të ndryshëm e vendosin shkalën e papunësisë nga 40 deri në 48 për qind. Por ata dëshirojnë të llogarisin punëtorët në tregun e zi të punës, numri i të cilëve vlerësohet jo zyrtarisht edhe efekti të cilit bën në shifrat e papunësisë që mund të jetë po aq i rëndësishëm sa edhe efekti i tyre mbi të ardhurat e taksave. Do të thotë, fjalë e togfjalësh të bashkuar që tingëllojnë shqip, por që në fund nuk kanë kurrfarë kuptimi. Dhe e treta: Kosova është një vend i shëndetshëm dhe i bukur në rrafshin e gjerë të gjelbër dhe të hapur dhe me malet me thyerje dramatike. Në Prishtinë kafenejat janë të tej mbushura pasdite, restorante dhe klube janë të tej mbushura gjatë natës, njerëzit bëjnë pazare, ndërtojnë, shëtisim fëmijët me karroca fëmijësh, merren me sporte dhe përshëndetin njëri-tjetrin me buzëqeshje dhe puthje në rrugë”, ka thënë ajo ndër të tjera. /albeu.com/
Shtuar më 24/05/2012, ora 15:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori