Vetëvendosje: Administrata të çlirohet nga krimi
Pas arrestimeve të disa zyrtarëve të administratës komunale në Prishtinë, ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje.

VV është shprehur se arrestimet e zyrtarëve për kryerjen e veprave penale janë dëshmi e një katrahure të bërë në 14 vite të qeverisjes lokale të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Zyrtarët e Vetëvendosje në Këshillin Komunal thonë se arrestimet veç tjerash krijojnë edhe një imazh shqetësues për administratën komunale.

"Nisur nga indikatorët e brendshëm dhe akuzat e shumta të medias për korrupsion e familjarizim, në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal ne kemi kërkuar hapjen e debatit për këtë fenomen në administratën komunale. Ne kërkuam që komuna të krijojë një komision hetimor të posaçëm që do të masë dhe identifikojë përhapjen e këtij fenomeni në administratë, si dhe do të vlerësojë vërtetësinë e akuzave të ndryshme në media", thonë zyrtarë të Vetëvendosjes.

Ata kanë bërë thirrje që fenomeni i zyrtarëve të zhytur në krim duhet të marrë fund njëherë e mirë. /albeu.com/
Shtuar më 06/04/2014, ora 15:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori