Vetëvendosja paralajmëron "ofensivë"
Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar një "ofensivë" të re, për qëndrimin e saj kundër miratimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi dhe asaj të Asociacionit me Serbinë. Ky subjekt politik nuk ka organizuar protesta që nga 17 shkurti i këtij viti.

Subjekti më i madh politik opozitar, Lëvizja Vetëvendosje, paralajmëron një "ofensivë" të re në ditët në vijim, për t’i kundërshtuar marrëveshjet për Asociacionin me Serbinë dhe Demarkacionin me Malin e Zi, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Në pjesën e parë të qershorit pritet ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës, me ç’rast deputetët e këtij subjekti politik pritet të kthehen në legjislativ për ta kundërshtuar këtë Marrëveshje, e cila, sipas tyre, i humb vendit mijëra hektarë tokë. Marrëveshja për Demarkacionin po kundërshtohet edhe nga dy partitë tjera opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe “Nisma për Kosovën”, pavarësisht përçarjeve mes vete. /albeu.com/
Shtuar më 23/05/2016, ora 09:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori