Vetëvendosja nuk shkon në takim me Haradinajn
Zëdhënësi i LVV-së, Shkodran Hoti, ka hedhur poshtë zërat për mundësinë e një takimi të mundshëm sot, të kryetarit të VV-së, Visar Ymeri, me kandidatin për kryeministër nga PAN-i Ramush Haradinaj.

“Kryetari Ymeri dje ka dalë me një qëndrim të qartë rreth kësaj dhe ne qëndrojmë pas atij”, ka thënë Hoti në një prononcim për Arbresh.info.

Po ashtu, kryetari i kësaj partie Visar Ymeri një ditë më parë tha se me Haradinajn mund të takohet vetëm kur ky të largohet nga PAN-i.

“Në qoftë se z. Haradinaj po na fton për të diskutuar mundësinë e bashkëpunimit për qeverisje ai takim mund të pranohet vetëm kur ftesa bëhet nga pozita e kryetarit të AAK-së dhe pasi të dalë prej PAN-it”, ka thënë Ymeri. /albeu.com/

Shtuar më 11/07/2017, ora 10:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori