Vetëvendosja kundër negociatave
Lëvizja Vetëvendosje ka filluar sot fushatën për vetëdijësimin e qytetarëve të Kosovës për dëmin që po i shkaktohet vendit me fillimin e negociatave të reja me Serbinë. Sipas aktivistëve të kësaj lëvizjeje, negociatat I japin përparësi serbisë dhe jo Kosovës.

“Negociatat e integrojnë Serbinë në BE, krijojnë republikën serbe përbrenda Kosovës, bëjnë Kosovën të kontrolluar nga Serbia, Serbia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës. Serbia nuk po e ndryshon kushtetutën e saj ku shkruan se Kosova është pjesë e Serbisë, nuk i ka kërkuar falje Kosovës për krimet ndaj shqiptarëve përgjatë gjithë shekullit XX, nuk na i ka dorëzuar kriminelë serbë të luftës. Serbia ua shkel të drejtat shqiptarëve autoktonë në Luginën e Preshevës dhe i shtyp ata, vazhdon t’i financojë strukturat e saj ilegale në Kosovë si dhe në Serbi janë dhjetëra mijëra kriminelë serbë të luftërave të viteve 90, që shetisin të lire dhe të pacenuar nga prokuroria e shtetit”- këto janë disa pika kyç të kundërshtimit të lëvizjes Vetëndosja ndaj bisedimeve Kosovë Serbi, të shkruara në fletushka që i janë shpërndarë qytetarëve

Ky aktivitet u mirëprit nga qytetarët e Prishtinës. Burime brenda lëvizjes thonë për Albeun se aktivitete të ngjashme do të organizohen nga kjo lëvizje edhe nëpër qendra të tjera në Kosovë, përgjatë tërë fushatës./albeu.com/
Shtuar më 12/03/2011, ora 13:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori