"Vetëvendosja" kundër negociatave me Serbinë
Vetëvendosje
Lëvizja “Vetëvendosje” vlerëson se rezoluta e përbashkët e BE-së dhe Serbisë e miratuar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka për qëllim fuqizimin e gjashtë pikëshit të Ban Ki Moonit në Kosovë. Lideri i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti, pohon se negociatat e reja me Serbinë do ta përkeqësojnë situatën politike dhe do ta tkurrin sovranitetin e Kosovës. “Kosova i ka institucionet e varura politikisht dhe juridikisht, kurse politikanët i ka të varur financiarisht. Hyrja në negociata në këtë pozitë, patjetër se do të rezultojë me koncesione dhe kompromise të reja”, tha Albin Kurti. Përfaqësuesit e “Vetëvendosjes” konsiderojnë se fajtorë për situatën e krijuar politike janë presidenti dhe kryeministri i Kosovës.
Shtuar më 12/09/2010, ora 19:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori