Vetëvaret ish-punonjësi i KFOR-it në Prishtinë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë ku raportohet se një person rreth 60 vjeç është gjetur i varur.

Bëhet e ditur se viktima ishte me shtetësi britanike si dhe kishte punuar në KFOR.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00, në rrugën “Behie Dashi” në Prishtinë.

Viktima një mashkull rreth 60 vjeç, shtetas i huaj, është gjetur i varur me litar ne shtëpinë ne të cilën dyshohet se ka qene duke banuar i vetëm”, kanë deklaruar nga PK.

Njësitet policore aktualisht kane nisur një hetim lidhur me zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje./albeu.com/

Shtuar më 13/02/2019, ora 12:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori