Veteranët e UÇK-së të hënën në protestë kundër dënimeve të komandantëve
Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Drenas, kanë lajmëruar që të hënën do të nisin protestën për denimet e fundit të komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas tyre këto dënime tentojnë që të ulin vlerën e luftës çlirimtare, mundin dhe sakrificën e gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës.

“Protesta mbahet në sheshin “Fehmi Lladrovci”, duke filluar nga ora 12:00. Eja edhe ti, t’i mbrojmë vlerat e luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ta mbrojmë amanetin e dëshmoreve dhe gjakun e derdhur për liri”, thuhet në ftesën e organizatave të dalura nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dega në Drenas./albeu.com/
Shtuar më 29/10/2016, ora 11:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori