Veteranja me lot në sy: T'ju vijë turp që silleni kështu me veteranët (FOTO LAJM)
Ka filluar protesta e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të kërkuar pensionet e tyre.

Ata i kanë bërë thirrje qeveritarëve që t'i thërrasin ndërgjegjjes se veteranët e vërtetë po vetvriten nga skamja.

"Ne jemi veteranë të vërtetë. Nuk kemi lidhje me asnjë parti politike. Ne jemi vetë liria e Kosovës e të gjithë luftuam me qëllim që populli i Kosovës të mos skllavërohet nga Serbia. UÇK- ja u pvrdor për partitë politike e kjo ka njollosur emblemën e UÇK-së. A nuk u vjen turp kur veteranët po vetvriten." tha veteranja Valentina me lot në sy.

Ajo i ka bërë thirrje kuvendi ta miratoje buxhetin e Kosovës e ka akuzuar Hysni Gucatin që ka shit çerfitikatat./albeu.com/
Shtuar më 09/10/2017, ora 11:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori