Veterani i UÇK-së sot ka nevojë për ndihmën tuaj

Ish-ushtar i UÇK-së, nga Brigada e Rugovës, Adnan Hyseni, i cili dikur kishte dhënë kontribut për çlirimin e Kosovës e iu kishte ndihmuar për vitë më radhë shumë personave në nevojë, tani ka nevojë për ndihmën tonë.

Hyseni vuan nga një infektim dhe dëmtim serioz në melqi, për shërimin e së cilës i duhet 70.000 euro. Duke qenë se kjo shumë nuk është a arritshme për të dhe familjen e tij, ai iu ka drejtuar qytetarëve për ndihmë.

Adnani ka qenë ish-ushtar i UÇK-së dhe pas përfundimit të luftës njihet si një njeri shumë human që u ka dalë në ndihmë shumë familjeve të varfëra në Kosovë. Por, tani, Adnani ka nevojë t’ia kthejmë borgjin.

Në fotografi keni të dhënat se si mund ta ndihmoni atë.
Shtuar më 12/01/2018, ora 14:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori