Veteranët e UÇK-së thonë se djegia e
librit të Veton
Surroit ishte më e pakta gjë që mund të bënin.
Ata kanë thënë se librat e
Surroit, me ide titiste duhet të digjen, pasi që shprehin ide aspak kombëtare.
Bekim
Hoti, një veteran i UÇK-së, aktualisht anëtar i Kuvendit Komunal të Malishevës nga radhët e PDK-së, i ka shpjeguar motivet për këtë akt.
Duke i dhënë në vazhdimësi mbiemrit
Surroi mbaresën “vic” dhe duke e etiketuar atë si antikombëtar e me emra të tjerë fyes,
Hoti ka thënë se djegia e
librit është më e pakta gjë që mund të bëhet kundër tij.
Hoti ka shtuar se nuk është vetëm
Surroi që duhet "djegur", por njëjtë duhet vepruar edhe me Halil Matoshin, të cilëve iu vë po prapë prapashtesën "viç".
Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dogjën përpara disa muajve librin e Veton
Surroit, me titull "Këmbët e gjarpërit", pasi sipas tyre kishte përmbajtje antikombëtare dhe titiste. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2014,
ora 10:05