Veteranët paralajmërojnë shkarkimin e Gucatit, ja si reagon kryetari i OVL-së
Një grup i caktuar i veteranëve të luftës, të cilët edhe një muaj më parë protestuan para qeverisë kanë paralajmëruar vazhdim të protestave, shkruan Gazeta Blic.Januz Goxhuli, njëri nga organizatorët e protestës së fundit tha për Gazeta Blic se nëse qeveria nuk bën pagesat deri me datën 10, me datën 13 nëntor do të protestojnë para qeverisë deri në përmbushje të kërkesave të tyre.

”Protesta ska të bëjë me politikë. Protesta do të jetë paqësore. Ne kërkojmë vetëm të drejtat tona. Nëse i qesin pensionet protesta anulohet.’‘, tha Goxhuli.

I pyetur për kryetarin e OVL-së, Hysni Gucatin, Goxhuli tha se më herët kanë pasur kontakte me të, mirëpo janë të zhgënjyer dhe të pakënaqur me vendimet e tij deri më sot.”Kemi pas më herët më nuk kemi.

Dhe jem i të zhgënjyen me të, dhe nuk kemi të kënaqur me veprimet e tij deri më sot. Ndoshta shumë shpejt do organizojmë protestë edhe ndaj ti për largimin e ti nga aj post. Por na duhet pak kohë për këtë proces. Do të dalim në teren dhe të bashkëbisedojmë me veteranët dhe të bëjmë një peticion ndoshta që nuk jemi të kënaqur me të.”, përfundoi ai.

Në anën tjetër kryetari i OVL-së, Hysni Gucati në një prononcim për Gazeta Blic ka komentuar deklaratat e këtij grupi për pagat dhe protestat e mundshme për shkarkimin e tij.Gucati tha për Blic se i njeh ata persona që kanë protestuar dhe vazhdojnë të paralajmërojnë protesta, dhe sipas tij ata munden të dalin të protestojnë sepse e gëzojnë këtë të drejtë.

”Po po i njoh, po se kam problem, ata le të dalin me protestu nuk janë në organizimin tonë, munden me protestu pa problem hiç, ka të drejtë çdo qytetar i Kosovës me dal me protestu.”, shtoi ai.

Sa i përket protestave për shkarkimin e tij, Gucati tha se një gjë e tillë nuk është me rëndësi për të pasi që bëhet fjalë vetëm për një grup të vogël të njerëzve.”Kanë të drejtë me dal, unë nuk jam i paprekshëm, ajo nuk do të thotë se 50-60 vetë që janë ata nuk qon peshë për mu kurrgjë hiq.”, pohoi ai.

Sipas tij, ky grup i caktuar nuk janë faktor në çështje të organizatës dhe në asnjë organizim të tillë.”Ata sjanë faktorë, asnjë hiq, as në çështjen e organizatës, as në organizim, ju e keni pa para 3 javë dite veç 30 vetë jan kan, kështu që sjanë faktorë.”, tha Gucati.

Sa i përket pagesës së këtij grupi, ai shtoi se po shpresojnë që pagat do të dalin shumë shpejt, mirëpo deri tash nuk kanë ndonjë kohë të caktuar.”Shpresojmë që pagat të dalin, shpejt shumë shpejt. Nuk kemi kohë të caktume, unë kamë thanë edhe më herët, ata tu rrejtë qeveria edhe këshilltarët e tyre, e unë po duhet me i rrejtë kolegët e bashkëluftëtarët, kështu që me kohë të caktuar e di që pagat do të dalin shpejtë.”, tha ai, duke shtuar se lidhur me këtë çështje nuk ka folur me institucionet e shtetit nga dita e premte.
Shtuar më 06/11/2017, ora 17:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori