DETAJET/ PSG dhe Zidane kanë rënë dakord për kushtet e kontratës

Trajneri Zinedine Zidane ka arritur një marrëveshje me PSG-në për kushtet e kontratës.

Në fillim të javës, mediat raportuan për një emërim tejet të pamundur të ish-Timonierit të famshëm të Real Madridit në klubin parisien, por situata ka ndryshuar në mënyrë dramatike.

Tani, sipas gazetarit Ramon Fuentes, palët tashmë kanë rënë dakord për kushtet e bashkëpunimit. Zidane do të nënshkruajë një marrëveshje trevjeçare me PSG-në, e cila do të shpallet zyrtarisht në fund të qershorit.

Trajneri aktual i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino së shpejti do të largohet nga posti. Specialisti argjentinas është me klubin që nga janari i vitit 2021. /albeu.com/


Shtuar 12.06.2022 12:36

Tags: ,