Vetëm LDK konfirmon kandidatin për kryetar të Kacanikut
Një ditë pas shpalljes së datës për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarKacanikut, partitë e mëdha zyrtarisht ende nuk kanë emra të kandidatëve. Por, burime të Radio Kosovës thanë se tani më partitë kanë përzgjedhur emrat.

Zyrtarisht vetëm Lidhja Demokratike e Dardanisë konfirmoi emrin e kandidates për kryetare. Elife Murseli nga dega e LDD-së në Kaçanik është emri i vetëm që dihet deri më tani që hyn në garë për të marrë postin e njeriut të parë për Kaçanik.

Në anë tjetër PDK, AAK, LDK, VV, AKR thanë se ende janë në konsultime dhe se shumë shpejtë do të dihen emrat e kandidatëve të cilët do të garojnë për kryetar të Komunës së Kaçanikut. Kryetari i VV Basri Kodra tha se shumë shpjet do të mbahet mbledhja e këshillit ku edhe do të paraqiten emrat dhe do të shkohet në votime. /albeu.com/
Shtuar më 18/05/2012, ora 17:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori