Vetëm dy themeluesit e Alternativës arrijnë të sigurojnë mandatin e deputetit
Vetëm dy themeluesit e partisë Alternativa, Mimoza Kusari dhe Ilir Deda, kanë arritur të sigurojnë mandatin e deputetit prej këtij subjekti politik nga zgjedhjet e 11 qershorit.

Alternativa e Mimoza Kusarit dhe e Ilir Dedës ka siguruar dy ulëse në Kuvendin e Kosovës. Kusari ka mbledhur mbi 14 mijë vota ndërsa Deda mbi 10 mijë vota.

Alternativa u themelua në prill të vitit 2017, ndërsa në zgjedhjet e fundit kishte hyrë në koalicion me LDK-në dhe me AKR-në. /albeu,com/

Shtuar më 17/06/2017, ora 18:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori