Vetëm 9 për qind e kosovarëve i besojnë njëri-tjetrit
Prishtina
Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur, ka publikuar sot raportin Analitik dhe Dokumentit të Politikave për Kosovën. Ky raport ka nxjerrë në pah se shoqëria kosovarë është model i shoqërive- por në letër.

Sipas hulumtim të bërë me 1300 respodentë ka dalë se mbi 90 për qind e kosovarëve thonë se kurrë nuk do të bënë veprimin e tilla si mitoja, korrupsioni dhe fshehja e tatimit. Sipas drejtorit ekzekutiv të fondacionit, Taulant Hoxha kjo tregon se ne si shoqëri jemi të pirur tu përgjigjemi pyetjeve si mendojmë e jo se si veprojmë. Po sipas hulumtimit ka dal se vetëm 9 % e respodentëve mendojnë se mund tu besohet shoqërisë civile.

Kryeredaktori i Kohës Ditore, Agron Bajrami ka thanë se shoqëria Civile ka problemin e identifikimit dhe se cilin roli duhet të luaj ajo. Kjo sipas Bajramit vije si pasoj e urrejtjes që kanë politikanët kosovarë ndaj shoqërisë Civile, raporton KTV.

Mimioza Kusar Lila ka thënë se e kupton se pa një pjesëmarrje të shoqërisë Civil nuk mund të zbathen politikat qeverisës.
Shtuar më 10/05/2011, ora 14:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori